Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me dy vite burg për fshehjen e kufomës.
Nosr Manlapaz akuzohet se e ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e së resë pas krimit të 26 marsit.
Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor.
Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit.
Ati i Ilarias, Flamur Sula, e quajti vendimin “të padrejtë”.
“Për ne, kjo nuk është drejtësi,” u shpreh ai. “Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi.”
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...