Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Pat Shanahan ka theksuar se Pentagoni mbetet “i përqëndruar në detyrën për mbrojtjen e vendit”.
Zoti Shanahan i bëri komentet kur mori detyrën pas dorëheqjes së Sekretarit Jim Mattis.
“Mirëpres bashkëpunimin me Presidentin Trump për të vënë në jetë vizionin e tij, në bashkëpunim me drejtuesit e tjerë të këtij institucioni, shtabin e përbashkët, komandantët dhe zyrtarët e lartë në Departamentin e Mbrojtjes,” tha ai.
Ndryshe nga Gjenerali Mattis, i cili mori drejtimin e Pentagonit pas një karriere të gjatë me Marinën Amerikane dhe pas shërbimit në Afganistan si komandant i lartë, zoti Shanahan nuk ka përvojë ushtarake.
Ai filloi punën në Pentagon në 2017, pas një karriere 30-vjeçare për kompaninë e aviacionit, Boeing ku ka drejtuar programe civile dhe ushtarake.
Jim Mattis dha dorëheqjen më 20 dhjetor, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë ku pati mospajtime me Presidentin Trump lidhur me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Siria.
Trupat amerikane u dislokuan në Siri për të mbështetur operacionet kundër Shtetit Islamik. /Voa
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë
Ambasada e Francës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Rikthehet Raphinha, formacioni i Barcelonës ndaj Gironas
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i...
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...