Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, rreth krahasimit të zyrtarëve gjermanë me nazistët, duke i thënë se ‘këto veprime janë të paarsyejshme, dhe s’ka më nëse e por…duhet të ndalen’.
Merkel ka theksuar se nëse Erdogan vazhdon me fyerje të njejta, fushata që pritet të mbahet nga politikanët turqë mund të ndalet, transmeton portali arbresh.info.
Turqia ka reaguar me fyrje naziste drejt Gjermanisë, pasi autoritetet gjermane morrën vendim që të ndalojë mbajtjen e fushatës pro referendumit në disa qytete gjermane.
“Turqia duhet të ndalojë me krahasimet naziste pa dhënë asnjë koment më shumë”, ka thëmë Merkel gjatë një konference shtypi në Hannover.
Nëse Turqia nuk ndalon ‘fushatën me fyerje naziste’, Merkel ka theksuar se Gjermania do të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’iu përgjigjur. /Arbresh.info
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK
Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë