Gjendja me koronavirusin në Gjermani është tejet alarmante.
Kështu deklaroi sot kancelarja Angela Merkel, duke bërë thirrje për proces më të shpejtë të dhënies së dozës përforcuese të vaksinës dhe duke u bërë apel të pavaksinuarve që ta ndryshojnë mendjen, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Instituti “Robert Koch” raportoi 52.826 raste të reja me Covid-19, kur vala e katërt e pandemisë e ka përfshirë Evropën.
“Nuk është shumë vonë për të vendosur për dozën e parë. Secili që vaksinohet i mbron veten dhe të tjerët dhe nëse një numër i mjaftueshëm i njerëzve vaksinohen, kjo është rruga për të dalë nga pandemia”, tha kancelarja në largim.
Ajo shtoi se duhet të ketë një “përpjekje kombëtare” për të siguruar shpërndarje masive të dozës përforcuese të vaksinës, pasi mbrojtja e ofruar nga vaksinat ka filluar të tkurret gjashtë muaj pas dozës së dytë.
Disa rajone të Gjermanisë tashmë kanë filluar që të marrin masa, pasi vendi regjistroi disa herë rekorde të rasteve ditëve të fundit. /arbresh.info/
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim ...
Kurti priti në Davos ministrin e Kanadasë, diskutuan për zgj...
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”