Angela Merkel ka përshkruar vendimin e Donald Trumpit për largim nga marrëveshja e Paris si jashtëzakonisht për të ardhur keq dhe është zotuar të luftojë ndryshimet klimatike, transmeton portali arbresh.info.
“Vendimi i presidentit amerikan për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike është jashtëzakonisht për keqardhje, dhe jam duke u shprehur në mënyrë shumë të rezervuar kur po e them këtë”, ka thënë në Bundestag, kancelarja Angela Merkel.
“Të gjithëve për të cilët e ardhmja e planetit tonë është e rëndësishme, them që le të vazhdojmë në këtë rrugë që të jemi të suksesshëm për Nënën Tokë”.
Merkel theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë ndaj marrëveshjeve historike, të cilat ajo i quajti një “gur themeli” të përpjekjeve për të mbrojtur “krijimin”./Arbresh.info
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit