Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është duke shqyrtuar futjen e masave më të rrepta për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kjo nënkupton, se ajo është duke shqyrtuar mundësinë për mbylljen e plotë të shtetit, transmeton portal arbresh.info
Një numër rekord i vdekjeve nga koronavirusi u regjistrua sot në Gjermani. Më parë, vendi regjistroi numrin më të madh të vdekjeve më 8 janar, kur 1.188 pacientë të infektuar vdiqën, sipas gazetës gjermane, shkruan Reuters.
Kështu mund ta dini se a e keni kaluar koronavirusin apo jo
Sipas Institutit Robert Koch, numri i të infektuarve në baza ditore u rrit me 25,164 raste të reja, kështu që numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1,978,590.
Në ndërkohë, shkollat, dyqanet që nuk shesin sende ushqimore themelore, bare, restorante, si dhe ambiente dhe ambiente për argëtim dhe kulturë janë mbyllur në vend.
Masat, të cilat përcaktojnë gjithashtu që një familje mund të vizitohet nga vetëm një person jashtë saj, duhet të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në fund të janarit. Kancelarja Merkel dhe anëtarët e tjerë të qeverisë kanë paralajmëruar tashmë se masat mund të zgjaten./arbresh.info/
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime