“Marrëveshja me Iranin është e vlefshme për ne”
Menjëherë pas konferencës së presidentit Amerikan, Donald Trump, që kërcënoi me anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin kane reaguar shtete të përfshira në këtë akord.
“Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar marrin parasysh vendimin e Presidentit amerikan, por mbeten të përkushtuar për të respektuar marrëveshjen dhe për të promovuar zbatimin e plotë të saj nga të gjitha palët”-thuhet në një deklaratë të përbashkët të Kancelares Angela Merkel, Presidentit Emmanuel Macron dhe kryeministres Theresa May.
Në dokumentin e shpërndarë nga kryeministria britanike theksohet se mbajtja e marrëveshjes është në interes kombëtar të Berlinit, Parisit dhe Londrës.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira