Kancelarja gjermane, Angela Merkel, premtoi sot se do të luftojë deri në çastin e fundit për një dalje të rregullt të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, kryesisht për të ruajtur paqen në Irlandën e Veriut.
“E kam thënë gjithnjë, do të luftoj deri në çastin e fundit të ditës së Brexit që të arrijmë një dalje të rregullt”, tha ajo gjatë një konference për shtyp në kuadër të një vizite në Dublin.
Në fakt, në ishullin irlandez janë ngritur shqetësime për pasojat që mund të ketë një rikthim i kufirit mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut në rast të një Brexit pa marrëveshje.
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...