Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vlerësuar idetë e Presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili kërkoi reforma në Bashkimin Europian.
Gjatë një fjalimi në Paris, Macron ofroi një vizion gjithëpërfshirës për të ardhmen e Europës, duke bërë thirrje që vendet e BE-së të bashkëpunojnë më ngushtë në fushën e mbrojtjes, emigracionit, taksave, politikës sociale, ndërsa gjithashtu ka kërkuar që blloku të formojë një fond të përbashkët të buxhetit, transmeton portali arbresh.info
“Sa i përket propozimeve, ekziston një marrëveshje e fuqishme mes Gjermanisë dhe Francës. Ne ende duhet të diskutojmë për detajet, por jam e bindur se Europa do të vazhdojë të zhvillohet”, tha Merkel para gazetarëve përpara një takimi me Macron në kryeqytetin estonez Talin.
Merkel, përpara takimit të liderëve të BE-së për një samit mbi ekonominë digjitale, tha se Macron e ka bërë të qartë se Gjermania dhe Franca dëshirojnë të punojnë ngushtë në harmonizimin e taksave të korporatave.
“Mendoj se kjo është shumë pozitive. Unë shoh një bazë të mirë në fjalimin e Presidentit Macron mbi bashkëpunimin intenziv të Francës dhe Gjermanisë”, shtoi ajo./arbresh.info/
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...