Merkel: Humbja e biodiversitetit ka ‘pasoja katastrofike’

09:36 | 18 Qershor 2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje të enjten për një “përmbysje të trendit” në humbjen dramatike të specieve bimore dhe shtazore.

“Humbja e shpejtë e biodiversitetit ka pasoja katastrofike për të gjithë ne në mbarë botën”, tha Merkel, transmeton portal arbresh.info

Ajo shtoi se Gjermania është e angazhuar në ndalimin e zhdukjes së specieve deri në fund të dekadës.

Merkel ishte duke folur në fillimin e një ngjarje përgatitore për Konferencën e Biodiversitetit të OKB, e cila do të zhvillohet në Kunming, Kinë, në tetor.

OKB shpreson që konferenca të japë një premtim nga vendet për të vendosur nën mbrojtje 30% të zonave detare dhe tokësore të botës deri në 2030.

Rreth 50 vende, përfshirë Gjermaninë dhe vendet tjera të G7-tës janë përkushtuar tashmë për këtë qëllim, shkruan Reuters.

Aktualisht vetëm rreth 17% e tokës tokësore dhe 7.5% e zonave oqeanike janë zona të përcaktuara të mbrojtura./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara