Google ADS

Merkel bën thirrje për zgjidhje të sistemit të skllavërisë seksuale

10:53 | 10 Mars 2015
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot i bëri thirrje Japonisë për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e skllavërisë seksuale të kohës së luftës, që është një tjetër ndërhyrje e saj lidhur me çështjet historike në Azinë Lindore.

Pavarësisht nga mungesa e të dhënave zyrtare, historianët pohojnë se deri në 200.000 gra, shumica nga Korea, Kina, Indonezia, Filipinet dhe Tajvani,  kanë shërbyer për ushtarët japonezë në shtëpitë publike ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton agjencioni AFP.

Shumica pajtohen se këto gra nuk ishin të gatshme për të qenë pjesëmarrëse në luftë, dhe se ushtria  japoneze dhe qeveria e kohës së luftës i kishin përfshirë në skllavëri, në mënyrë të heshtur apo në mënyrë eksplicite.

Japonia dhe Korea e Jugut ndajnë vlera. Është më mirë të zgjidhet problemi në mënyrë korrekte – tha Merkel pas takimit me kryetarin e opozitës Katsuji Okada.

Partia Demokratike e Japonisë sugjeron se Tokio duhet të vazhdojë pajtimin me Seulin lidhur me atë që Japonia e quan “rehatinë e grave.”

Komentet e kancelares gjermane pasuan lidhur me përgatitjen e Japonisë për të shënuar 70 vjetorin e disfatës në Luftën e Dytë Botërore.

Ndërsa Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe thotë se krimet e luftës në Tokio duhet të shqyrtohen hollësisht, Kina dhe Korea e Jugut janë vazhdimisht duke bërë thirrje për pendim për krimet e kryera./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme