BE -ja duhet të zgjidhë dallimet përmes bisedimeve reciproke, tha kancelarja gjermane Angela Merkel, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me mosmarrëveshjen me Poloninë mbi sundimin e ligjit.
“Ne të gjithë jemi anëtarë të Bashkimit Europian, që do të thotë se kemi për detyrë që të përpiqemi gjithmonë të gjejmë kompromis pa hequr dorë nga parimet tona”, tha Merkel para gazetarëve pas një takimi me Kryeministrin belg Alexander de Croome në Bruksel, transmeton portal arbresh.info
“Unë mendoj se është koha për të folur në mënyrë më të detajuar me qeverinë polake se si të kapërcehen problemet”, shtoi ajo.
Merkel vuri në dukje se Gjykata Europiane e Drejtësisë duhet të vendosë për rastet herë pas here, por ajo gjithashtu shtoi se për momentin është shumë e shqetësuar për numrin e çështjeve që përfundojnë para gjykatës më të lartë të Bashkimit Europian./arbresh.info/
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane
Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...