Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka shprehur shqetësimin e saj për politikën e migrimit që ndan familjet që ilegalisht hyjnë në SHBA.
Zëdhënësja e saj ka thënë se zonja Trump “urren kur sheh fëmijë të ndarë nga familjet e tyre” dhe dëshiron të shohë “reforma të suksesshme të imigrimit”.
Komentet e saj kanë ardhur pas rritjes së pakënaqësive për politikën “zero-tolerancë” për migrimin të presidentit amerikan, Donald Trump.
Për këtë çështje ka folur edhe ish-Zonja e Parë amerikane, Laura Bush, duke e cilësuar politikën në fjalë si të “pamoralshme”.
Në periudhën e fundit gjashtë-javore është raportuar për rreth 2,000 ndarje të familjeve për shkak të kalimit ilegal të kufirit.
Të rriturit që tentojnë të kalojnë kufirin, shumica prej të cilëve planifikojnë të kërkojnë azil, janë duke u përballur me vepra penale për hyrje ilegale në shtet.
Si rezultat i kësaj gjendje, qindra fëmijë janë duke u mbajtur në qendra të ndalimit, larg prindërve të tyre.
Kjo politikë është kritikuar edhe nga grupe për të drejtat e njeriut dhe është cilësuar e pashembullt./rel
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...