Melania Trump do të thyejë traditën dekadëshe duke mos e shëtitur Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Tashmë kanë mbetur vetëm dy ditë nga inaugurimi i presidentit të zgjedhur Joe Biden, transmeton portali arbresh.info
Pas zgjedhjeve turbulente, kandidati fitues do të marrë pushtetin, duke e larguar Donald Trump me vetëm një mandate si president.

Trump, presidenti i vetëm amerikan ndaj të cilit kanë nisur dy herë procedurat e shkarkimit, prej që i është ndaluar përdorimi i rrjeteve sociale.
Sidoqoftë, veprimet e zonjës së parë flasin për humbjen jo elegante të administratës së tij: ajo ende nuk ka kontaktuar Jill Biden për ‘çajin dhe turneun’ e zakonshëm, siç është traditë.
Rituali i transferimit të pushtetit është përsëritur që nga viti 1952, kur ish-zonja e parë Bess Truman, gruaja e ish-Presidentit Harry Truman, ftoi Mamie Eisenhower, zonjën e parë të Presidentit të atëhershëm Dwight D. Eisenhower, për një turne në Shtëpinë e Bardhë .
Melania u mirëprit për një përshkim të shtëpisë nga Michelle Obama, e cila më parë ishte pritur nga Laura Bush, e kështu me radhë./arbresh.info/

ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...