Melania Trump i ka kërkuar bashkëshortit të saj, Donald Trump, që të pranojë se i ka humbur zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zonja e Parë është bashkuar në mesin e personave të afërm të Trump që po e këshillojnë atë se ka ardhur koha të pranojë humbjen, shkuan CNN.
Megjithëse ajo nuk ka komentuar ende publikisht zgjedhjet, sipas burimit të CNN thuhet se ky është mendimi i Melanias.
“Ajo e ka propozuar atë, siç bën shpesh,” tha burimi.
Kujtojmë se mbrëmë Trump reagoi pas projeksioneve që e nxjerrin atë humbës të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa fitues Joe Biden.
Trump vazhdoi akuzat e tij se janë manipuluar votat duke thënë se vëzhguesit e demokratëve nuk janë lejuar në dhomat e numërimit.
“Vëzhguesit nuk u lejuan të hyjnë në dhomat e numërimit. Unë fitova zgjedhjet. Kam marr 71 milionë vota legale. Gjëra të këqija ndodhën e të cilat vëzhguesit tanë nuk u lejuan t’i shohin. S’ka ndodhur asnjëherë kështu më përpara. Miliona vota përmes postës u janë dërguar njerëzit të cilët nuk i kanë kërkuar kurrë në rend të parë”, ka shkruar ai.
“71 milionë vota legale. Më së shumti ndonjëherë për një president në detyrë”, ka shkruar Trump në Twitter.
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga, sipas Marca