Emigrantët nga 12 vende ishin në mesin e 600 personave që u gjetën të fshehur në pjesën e pasme të dy kamionëve në Meksikën lindore të premten, shumica prej tyre nga Guatemala fqinje, tha të shtunën Instituti Kombëtar i Migracionit (INM) i qeverisë.
INM tha se 401 nga njerëzit ishin nga Guatemala, 53 nga Hondurasi, 40 nga Republika Domenikane, 37 nga Bangladeshi, 27 nga Nikaragua, 18 nga El Salvadori dhe tetë nga Kuba, transmeton arbresh.info
Në dy rimorkiot e zbuluara në shtetin Veracruz ishin gjithashtu gjashtë burra nga Gana, katër persona nga Venezuela, katër nga Ekuador, një burrë nga India dhe një burrë nga Kameruni.
Instituti tha se 455 nga emigrantët ishin meshkuj dhe 145 femra. Personat e arrestuar ose do të dërgoheshin në shtëpi ose do t’u jepej mundësia për të rregulluar qëndrimin e tyre në Meksikë, shtoi ai.
Shumica e emigrantëve nga Amerika Qendrore dhe pjesa tjetër e botës që hyjnë në Meksikë, drejtohen për në Shtetet e Bashkuara dhe thonë se po kërkojnë t’i shpëtojnë varfërisë ose dhunës në vendlindjet e tyre./reuters/arbresh.info/
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë ma...
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...