Meksika shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

SOMERVILLE, MASSACHUSETTS - APRIL 28: Medical professionals pass each other a coronavirus test at a drive-thru testing site at Cambridge Health Alliance Somerville Hospital on April 28, 2020 in Somerville, Massachusetts. The city of Somerville is offering free testing to any resident who wants it, and requiring residents to wear masks in public spaces in order to combat the spread of coronavirus (COVID-19). (Photo by Maddie Meyer/Getty Images)

08:22 | 2 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 9,556 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Kështu, shifra e përgjithshme e të prekurve në vendin e tretë më të madh në Amerikën Jugore shkoi në 434,193 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 784 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 47,472.

Rekordi i ri u shënua vetëm një ditë pasi vendi i Amerikës Latine ia zuri vendin e tretë Britanisë së Madhe për më së shumti viktima të koronavirusit në nivel global.

Sidoqoftë, qeveria meksikanë ka thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar mund të jetë në masë të konsiderueshme më i lartë se shifra zyrtare.

Meksika dhe Brazili janë shtetet që po shënojnë më së shumti raste të virusit të ri në Amerikën Latine.

Shpërndaje në rrjete sociale