Prej orëve të para të mëngjesit, në provincat e Romës, Napolit, Foggia dhe Viterbo, policia italiane ka ekzekutuar 28 urdhër arreste mes të cilave 11 arrest në burg, 16 arrest shtëpie dhe 1 detyrim paraqitje, ndaj personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe vepra të tjera të rënda, sipasmediave italiane.
Hetimet e nisura nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës dhe të drejtuara nga DDA e Romës në qershor 2020, bënë të mundur mbledhjen e informacioneve lidhur me ekzistencën e një organizate kriminale, me bazë logjistike në kryeqytet dhe që vepronte në Magliana dhe në bregdetin e Lacios, i drejtuar nga një prej mafiozëve famëkeqe italianë të të ashtuquajturës ‘Banda della Magliana’.
Kreu i bandës është Marcello Colafigli, i cili kishte arritur të planifikonte shitblerjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Spanja dhe Kolumbia duke mbajtur marrëdhënie me eksponentë të ‘Ndragheta”, “Camorra” mafies së Foggia dhe me shqiptarë të përfshirë në një kartel të Amerikës së Jugut./abcnews.al
Trump: Pas Iranit, radhën e ka Kuba
Osmani takon Prattipatin, flasin për zhvillimet politike në ...
Ndryshimet për votimin e Presidentit, Gruda: Është proces jo...
KFOR i quan të rreme pretendimet se NATO-ja ka lëshuar raket...
Lushaku-Sadriu për amendamentet: Kjo nuk është rrugëzgjidhje
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin