Mediat qeveritare të kontrolluara nga Hamasi kanë raportuar gjatë ditës së sotme se të paktën 13 mijë palestinezë janë vrarë dhe 30 mijë janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori.
Po ashtu, sipas mediave të huaja, që citojnë zyrën e mediave qeveritare të Hamasit, të paktën 5,500 nga të vdekurit janë fëmijë dhe 3,500 janë gra.
Kujtojmë se konfliktet mes dy vendeve u rikthyen pas një sulmi me rreth 1400 viktima të kryer nga Hamasi në territorin izraelit në 7 tetor.
Po ashtu, veç viktimave, Hamasi mori edhe rreth 240 pengje të kombësive të ndryshme nga hapsira izraelite.
Kjo çoi në nisjen e një sulmi vdekjeprurës nga Izraeli në territorin e Gazës, ku thuajse i gjithë territori është i shkatërruar./euronews.al
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...