Më shumë se njëqind njerëz, duke përfshirë dhëndrin dhe fëmijët, janë helmuar me ushqim gjatë një dasme në veri të Afganistanit.
Njerëzit filluan të sëmuren pasi ushqimi u shërbeu në një martesë në provincën Takhar, tha zëdhënësi i policisë provinciale Abdul Mobin Safi, transmeton portal arbresh.info
Policia arrestoi tetë persona, mes të cilëve një shef kuzhine, por nuk bëri të ditur motivin e mundshëm.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi helmimin e mundshëm në distriktin Chah Ab, por një zyrtar lokal sugjeroi se mund të ishte vaji i gatimit të farës së lulekuqes.
Një mjek në një spital lokal tha se ata kishin pranuar gjithsej 103 pacientë deri në mesnatë. Dhjetë prej tyre ishin në gjendje kritike kur mbërritën.
Ky nuk është incidenti i parë në provincë. Dhjetra vendas u helmuan në maj të vitit të kaluar gjatë një ceremonie fetare. Shkak i helmimit ka qenë hashashi në ushqim./arbresh.info/
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...