Google ADS

Më shumë se 4 ton kokainë kapen në El Salvador

23:36 | 3 Janar 2022
Trina Galanxhi

Marina e El Salvadorit ka kapur dy varka gjysmë zhytëse që mbanin 4.5 ton kokainë në brigjet e Paqësorit.

Presidenti Nayib Bukele tha se kokaina vlente pothuajse 104 milionë dollarë. Ky është konfiskimi më i madh deri më tani në administratën e Bukeles, i cili filloi në qershor 2019, transmeton portal arbresh.info

Marina ka arrestuar pesë kolumbiane dhe dy persona nga Ekuadori, shkruan AP.

Pjesa më e madhe e fluksit të paligjshëm të drogës që drejtohet për në tregun amerikan kalon nga ajri ose deti në Amerikën Qendrore dhe më pas në Meksikë.

Gjysmë-zhytëset nuk janë nëndetëse të vërteta, por janë varka që janë ndërtuar ose modifikuar për të mbajtur një profil shumë të ulët në ujë për ta bërë zbulimin më të vështirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale