Më shumë se 320 njerëz kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në shtetin jugor indian Kerala.
Rrugët janë dëmtuar, rrjetet e telefonisë celulare janë ndërprerë, aeroporti ndërkombëtar është mbyllur, ndërsa më shumë se 220,000 njerëz kanë mbetur pa strehë, për shkak të shirave të forta që zgjatën nëntë ditë.
Zyrtarët e shtetit kanë bërë të ditur se, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut “rreth 100 njerëz kanë humbur jetën vetëm gjatë 36 orëve të fundit”.
Sipas autoriteteve në Indi, numri i viktimave pritet të rritet.
Shumë nga viktimat ishin bllokuar nga rrëshqitjet e dheut që kishin shkaktuar përmbytje.
Kerala është një nga destinacionet më të njohura turistike në Indi.
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...