Lufta në Jemen ka shkaktuar rreth 7700 të vdekur, prej të cilëve të paktën 1546 fëmijë, që prej ndërhyrjes dy vjet më parë të një koalicioni ushtarak nën komandimin saudit për të mbështetur qeverinë përballë rebelëve, theksuan sot agjencitë e OKB-së.
“Nga marsi 2015 deri më 10 mars 2016, të paktën 1 546 fëmijë u vranë dhe 2 450 të tjerë janë gjymtuar në Jemen”, theksoi Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët (UNICEF).
“Mes tyre bëjnë pjesë 1 022 djem, 478 vajza dhe 46 fëmijë të tjerë”, shtoi UNICEF në një komunikatë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, konflikti ka shkaktuar rreth 7 700 të vdekur dhe më shumë se 42 550 të plagosur që prej ndërhyrjes së koalicionit.
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria...
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...