Qindra emigrantë kanë kënduar e hedhur valle me të arritur në portin e Krotonit në Italinë jugore.
Treqind e tridhjetë e nëntë prej emigrantëve u shpëtuan nga brigjet e Libisë gjatë ditëve të fundit, ndërsa pjesa tjetër u transferua në anije nga anije të tjera, transmeton portali arbresh.info
Riccardo Gatti, kreu i Proactiva Open Arms tha se emigrantët përgjithësisht ishin në shëndet të mirë.
“Njerëzit që kemi shpëtuar drejtpërsëdrejti janë kryesisht nga Eritrea dhe kanë udhëtuar qartazi për një kohë të gjatë,” shpjegoi ai. “Ata kanë kaluar një kohë të gjatë në Libi, kështu që (ata tregojnë shenja) të kequshqyerjes dhe çështjeve shëndetësore. Nuk ka emergjencë, por ata janë mjaft të lodhur “.
400 emigrantë të tjerë arritën gjithashtu në portin e Salernos këtë herë të shpëtuar nga një anije spanjolle. Midis emigrantëve, shpëtuesit gjetën trupat e 26 grave që ka gjasa të jenë vrarë.
Rreth 600,000 emigrantë kanë arritur në Itali nga Afrika e Veriut që nga viti 2014./arbresh.info/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...