Një seancë e re bisedimesh në diskutimet e paqes për Sirinë, nën drejtimin e Rusisë, Iranit dhe Turqisë pritet të mbahet në mes të qershorit në kryeqytetin e Kazakistanit, njoftoi sot ambasada siriane në Moskë.
Damasku mori një ftesë për të marrë pjesë në takimin e radhës në Astana, më 12 dhe 13 të këtij muaji”, deklaroi ambasadori Riyad Haddad për agjencinë shtetërore të lajmeve “RIA Novosti”.
Dy burime të opozitës siriane u shprehën se nuk kanë marrë asnjë ftesë për momentin.
Rusia së fundmi bëri të ditur se kërkon një raund të ri negociatash në mes të qershorit, por pa dhënë datë të saktë. Kazakistani shteti pritës u shpreh se nuk mundet as të konfirmojë as të përgënjeshtroje për caktimin e një date të caktuar.
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...
Shfaqet rast i ri i etheve afrikane të derrave në Kroaci