
White House National Security Advisor HR McMaster gives a key note speech in front of the Jamestown Foundation on December 13, 2017 in Washington,DC. / AFP PHOTO / Eric BARADAT
Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, H.R. McMaster, thotë se Shtetet e Bashkuara “duhet të jenë të përgatitura, nëse është e domosdoshme, për ta detyruar Korenë Veriore që të deatomizohet”.
Këto komente të zyrtarit të lartë amerikanë në intervistën për rrjetin BBC, që janë postuar sot në Internet, paraqesin paralajmërimin më të ri se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta përdorin forcën në një pikë, për ta larguar kërcënimin nga programet raketore dhe atomike të Phenianit.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për zgjidhje paqësore në kontestin me Korenë Veriore, McMaster tha “ne jemi të përkushtuar për zgjidhje. Ne dëshirojmë që zgjidhja të jetë paqësore, por siç ka thënë presidenti, Donald Trump, të gjitha opsionet janë në tryezë”.
Më tutje, ai theksoi se “ne duhet të jemi të përgatitur, nëse është e domosdoshme, për ta detyruar deatomizimin e Koresë Veriore pa bashkëpunim me këtë regjim”./REL
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...