Kompania McDonald’s ka shkarkuar nga detyra shefin ekzekutiv, Steve Easterbrook, pasi ai kishte marrëdhënie me një punëtore.
Zinxhiri i ushqimeve të shpejta tha se marrëdhënia ishte në pajtim, por se Easterbrook “i ka shkelur politikat e kompanisë” dhe ka treguar “gjykim të dobët”.
Në një e-mail dërguar personelit, biznesmeni britanik pranoi se ka pasur marrëdhënie me punëtoren dhe sipas tij kjo ishte gabim.
“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin që është koha të largohem”, tha ai.
Easterbrook, 52 vjeç, i divorcuar, ka punuar për McDonald’s në vitin 1993 si menaxher në Londër, ndërsa në vitin 2015 ishte emëruar shef ekzekutiv i kompanisë.
Presidenti i McDonald’s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Chris Kempczinski, u emërua si zëvendësues i tij./arbresh.info/
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...