Pesë emigrantë u mbytën dhe 193 u shpëtuan në pjesën perëndimore të Detit Mesdhe, njoftoi të enjten roja bregdetare spanjolle.
Spanja është bërë pika hyrëse kryesore për imigrantët që largohen nga Afrika, për të kërkuar një jetë më të mirë në Evropë, ndërsa qeveria e re populiste e Italisë refuzon të pranojë anije shpëtimi.
Me dhjetëra imigrantë zbritën nga një anije shpëtimi të enjten në portin e Motril-it, në rajonin jugor të Andaluzisë.
Numri i imigrantëve që janë gjetur të vdekur në ujërat spanjolle apo që rezultojnë të humbur e ka tejkaluar tashmë numrin 153, të raportuar vetëm vitin e kaluar nga roja bregdetare.
Deri në fund të gushtit të këtij viti, u raportuan 155 imigrantë të vdekur ose të humbur, pa përfshirë vdekjet e fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, një numër prej 33,195 imigrantësh të paligjshëm kanë hyrë në Spanjë deri në fund të gushtit, ose dyfishi i numrit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /VoA
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zba...
Prokuroria Speciale nis rast penal për kërcënimet ndaj Presi...
Mbappé rikthehet në Madrid, vazhdon rikuperimin – synon ndes...
Bie Ballkani, Drita rikthehet në krye – luftë e ashpër për E...
Tjetër raketë drejt Turqisë/ SHBA këshillon qytetarët e saj ...