Është mbyllur parlamenti Ganez për së paku tre javë shkaku i rritjes së rasteve me coronavirus në mesin e ligjvënësve dhe stafit.
Së paku 17 anëtar të parlamentit dhe 151 nga stafi mbështetës janë infektuar me coronavirus, i cili tash më kishte detyruar ligjvënësit të kufizojnë takimet e tyre, raporton Al Jazeera.
Kryeparlamentari, Alban Bagbin, njoftoi të martën që legjislatura do të jetë në reces deri më 2 Mars për të krijuar hapësirë për “dezinfektim dhe sanitacion të godinës”.
“Në bashkëpunim me udhëheqësit, kemi vendosur që të shtyhen për tre javë takimet,” tha Bagbin, duke shtuar që Komisioni i Emërimeve në Parlament do të vazhdoj të takohet për të konsideruar ministrat e nominuar nga Presidenti Nana Akufo-Addo, i cili është rizgjedhur në Dhjetor.
Shteti i Afrikës-Perëndimore ka raportuar 73,003 raste me coronavirus, duke përfshirë 482 vdekje, që nga fillimi i pandemisë.
Grupimet e mëdha si funeralet, martesat dhe festat janë ndaluar, kufijtë tokësorë dhe të detit qëndrojnë të mbyllur që nga Marsi 2020, derisa plazhet, klubet e natës, kinematë dhe baret vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur, transmeton arbresh.info.
Muajin e kaluar, ushtarët ganez u detyruan të ndërhyjnë në Parlament për të shuar një përplasje mes palëve kundërshtare në skena kaotike gjatë votimit për kryeparlamentarin.
Parlamenti i ri është i ndarë mes dy partive kryesore, duke paraqitur rrezikun e bllokimit politik./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...