
Aussenansicht auf die Mahmud Moschee in Zuerich, aufgenommen am 19. April 2006. (KEYSTONE/Gaetan Bally) === , === : DIA, Mittelformat]
E bërë “ e famshme” për të keq, xhamia për të cilën është folur më së shumti dy vitet e fundit, ajo “An`Nur” e Winterthurit, përfundimisht do të mbyllet. Jo më larg se në qershor, shoqata me të njëjtin emër, e cila e udhëheq këtë xhami, do të pushojë së vepruari. Kështu ka thënë për gazetën “Sonntagsblick” një përfaqësues i kësaj shoqate.
Në muajin shkurt të këtij viti në ambientet rreth xhamisë ishin arrestuar dhjetë persona. Bëhej fjalë për një sulm që dyshohej se ata e kishin kryer ndaj dy besimtarëve tjerë të po kësaj xhamie, të cilët, sipas sulmuesve, i kishin dhënë informacione të brendshme një gazetari zviceran, transmeton albinfo.ch. Këto informata shkonin në dëm të xhamisë dhe shoqatës, e cila ishte prej kohësh në thumb të kritikave për dyshimet për predikime dhe aktivitete radikale islamike.
Xhamia “An`Nur” kishte hyrë në fokus të interesimit për faktin se disa të rinj nga ky regjion të cilët kishin shkruar për xhihad në Siri, ishin indoktrinuar me islamin radikal pikërisht duke frekuentuar predikimet në këtë xhami. Në mesin e tyre ishin edhe vëlla e motër shqiptarë, nxënës të mitur.
Nga fundi i vitit 2016, pronarja e objektit që i ishte dhënë me qira kësaj xhamie, kishte bërë me dije se nuk do ta lëshonte më këtë hapësirë me qira për xhaminë në fjalë.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1