Udhëtarët që mbërrijnë nga Danimarka, me përjashtim të britanikëve, apo rezidentët e përhershëm, do të ndalohen të hyjnë në Britaninë e Madhe, njoftoi sot Ministria e Transporteve, pas zbulimit në këtë vend të një mutacioni problematik që vjen nga kastorët.
“Të gjithë udhëtarët jo britanikë apo rezidentë të përhershëm që kanë qenë në Danimarkë apo kanë kaluar tranzit gjatë 14 ditëve të fundit do t’u refuzohet hyrja nga forcat kufitare pas mbërritjes së tyre duke nisur nga sot në roën 04:00 GMT”, theksoi ministria në një komunikatë.
Ky vendim, i marrë me urgjencë, u mor pas publikimit të informacioneve nga autoritetet shëndetësore daneze duke sinjalizuar një shpërthim të përgjithësuar të rasteve të koronavirusit në fermat e kastorëve, bazuar në zbulimin e një mutacioni nga virusi që po përhapet në disa komunitetet lokale.
Danimarka ngjalli shqetësim duke njoftuar vrasjen masive të të gjithë kastorëve në mbretëri, 15 deri në 17 milionë krerë, pas zbulimit të një mutacioni të transmetueshëm te njerëzit, tashmë zbuluar në dymbëdhjetë persona./ATSh/
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...