– Diplomatët izraelitë janë ankuar prej kohësh për paga të ulëta në misionet diplomatike jashtë vendit
Ambasadat dhe konsullatat izraelite në mbarë botën janë mbyllur sot për shkak të një greve të diplomatëve dhe atasheve ushtarake rreth mosmarrëveshjeve për paga.
Disa ambasada kanë vendosur njoftime në faqet e tyre të mediave sociale për mbylljen lidhur me mosmarrëveshjet.
“Për shkak të vendimit të Ministrisë së Financave të Izraelit për të shkelur marrëveshjen për të cilën është rënë dakord dhe nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Financave më 21 korrik 2019 dhe zbatimit të procedurës së njëanshme që ndryshon protokollin që ka qenë në vend për disa dekada, ne jemi të detyruar të mbyllim misionin diplomatik”, thuhet në deklaratën e postuar në faqe të ndryshme të internetit të misionit izraelit.
“Asnjë shërbim konsullor nuk do të ofrohet dhe askush nuk do të lejohet të hyjë në Ambasadë/Konsullatë”, thuhet në deklaratë.
Greva shpërtheu pasi Ministria e Financave dëshiron të detyrojë diplomatët jashtë shtetit të paguajnë mijëra dollarë që ata ishin kompensuar për shpenzime.
Diplomatët izraelitë prej kohësh janë ankuar për pagat e ulëta dhe kushtet e dobëta të punës në misionet izraelite jashtë vendit.
Greva pritet të ndikojë në lëvizjen e palestinezëve pasi vendkalimet kufitare midis Izraelit dhe Bregut Perëndimor si dhe Rripit të Gazës do të mbyllen./AA
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...