Mbreti Abdullah i Jordanisë ka paralajmëruar se grupi i Shtetit Islamik është duke u rigrupuar përsëri në Lindjen e Mesme. Ai u shpreh i shqetësuar për riformimin e këtij grupi në pjesën juglindore të Sirisë dhe në perëndim të Irakut.
“Ne duhet të merremi përsëri me emergjencën e ISIS-it”, tha mbreti, duke shtuar se ky është një shqetësim i madh. Sipas tij, shumë luftëtarë të huaj tashmë kanë shkuar në Libi.
Ai i bëri këto pretendime gjatë një interviste për “France 24”, ku foli edhe për tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, procesin e ngritë të paqes mes Izraelit dhe Palestinës dhe konfliktin në Siri.
“Mijëra luftëtarë janë larguar nga Idlibi i Sirisë përmes kufirit verior dhe kanë arritur në Libi. Kjo gjë duhet të adresohet këtë vit nga ne në rajon dhe miqtë evropianë”, tha ai.
Mbreti Abdullah shtoi se dërgimi i trupave turke në Libi vetëm sa do të krijojë më shumë paqartësi në vendin e goditur nga konflikti i brendshëm.
Ndryshe, në Jordani janë strehuar rreth 1.3 milion refugjatë sirianë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Tre të lënduar nga aksidenti mes tri automjeteve në rrugën P...
Përurohen dy linja të reja ajrore direkte midis Prishtinës d...
Arrestohen dy burra në Gjilan për vjedhje të rëndë dhe keqpë...
Aksident në Shipkovc të Mitrovicës, lëndohet shoferi i motor...
PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e shkeljev...
Ndërhyrja në mushkëri e pengoi të fluturonte, Jota po shkont...