Mbreti Charles III fillon zyrtarisht vizitën shtetërore tre ditore në Francë një udhëtimi i cili u shty në Mars mes demonstratave kundër ndryshimeve të pensioneve.
Charles dhe mbretëresha Camilla do të priten nga kryeministrja Elisabeth Borne në aeroportin Paris-Orly, përpara se të nisen në qendër të qytetit për një ceremoni në Harkun e Triumfit në prani të presidentit Macron dhe gruas së tij, Brigitte.
Macron dhe Charles do të zhvillojnë një takim dypalësh, ku do të diskutojnë për ngrohjen globale, luftën në Ukrainë dhe çështjen e emigracionit. Vizita shtetërore e Mbretit Charles në Francë shihet politikisht si një shans për të rindërtuar lidhjet midis dy vendeve.
Por disa parizienë thanë se nuk u bënë përshtypje dhe iu mungon Mbretëresha Elizabet.
“Epo, nuk e dija që do të vinte, por vërtet nuk më intereson. Mendoj se që kur Mbretëresha Elizabeth II vdiq, familja mbretërore nuk është aq e rëndësishme sa ishte. Mbreti Charles nuk është aq simbolik sa Elizabeta, kështu që nuk ka shumë rëndësi nëse ai vjen apo jo.”
Në Britani, sondazhet tregojnë se Charles III është më pak i popullarizuar se nëna e tij, e cila u mbështet fuqishëm nga një shumicë dërrmuese e publikut. Shumica kanë ende një opinion pozitiv për mbretin e ri, me një anketë të YouGov të publikuar në Shtator, që tregon se 60% kishin një pikëpamje positive për të krahasuar ndërsa 32% kishin mendim negativ./tvklan
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...