Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e saj ushtarake

23:01 | 1 Mars 2026
E.H

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Mbretëria e Bashkuar do t’i lejojë SHBA-së të ndërmarrë veprime mbrojtëse kundër Iranit nga bazat ushtarake britanike.

“SHBA-ja ka kërkuar leje për të përdorur bazat britanike për atë qëllim specifik dhe të kufizuar mbrojtës”, tha Starmer përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.

“Ne kemi vendosur ta pranojmë këtë kërkesë, për ta penguar Iranin që të lëshojë raketa nëpër rajon, duke vrarë civilë të pafajshëm, duke vënë në rrezik jetën e britanikëve dhe duke goditur vende që nuk janë të përfshira”, shtoi Starmer.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do t’u bashkohet këtyre sulmeve, por se do të vazhdojë me “veprimet e saj mbrojtëse në rajon”./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme