Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë reaguar në lidhje me përplasjen e armatosur mes Indisë dhe Pakistanit.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer kërkoi nga India dhe Pakistan që të angazhohen në një dialog të drejtpërdrejtë për të ulur tensionet në rritje mes dy shteteve, duke theksuar se “askush nuk fiton” nga një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës.
Starmer theksoi se qeveria britanike është angazhuar intensivisht në dialog me të dyja vendet, duke inkurajuar një zgjidhje paqësore dhe mbrojtjen e civilëve.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, shtoi se qeveria po i bën thirrje Indisë dhe Pakistanit të tregojnë përmbajtje dhe të angazhohen në një dialog të drejtpërdrejtë, për të arritur një zgjidhje diplomatike të shpejtë.
Në një reagim tjetër, Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, i bëri thirrje të dy vendeve të tregojnë vetëpërmbajtje. Islamabadi i ka cilësuar goditjet me raketa si një “sulm frikacak” dhe ka njoftuar se do t’u përgjigjet atyre “në kohën dhe vendin që do të zgjedhë vetë”.
Edhe Rusia reagoi në lidhje me konfliktin, duke i bërë thirrje palëve të ulin tensionet./Euronews/
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...