Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite kishte vdekur më 2015. Vdekja e tij kishte bërë që të publikohen shumë tregime e ngjarje interesante nga jeta e tij
Një kuriozitet interesant kishte të bënte me faktin që Mbreti saudit nuk pranonte që të lejonte vozitjen e veturave nga gratë në shtetin e tij, gjë kjo e lejuar në të gjitha vendet e përparuara.
Gjatë një vizite në Skoci, Mbreti Abdullah kishte qëndruar në kështjellën e Mbretëreshës Elizabeta e Dytë në Balmoral më 2003.
Mbretëresha e Anglisë ia ofroi një shëtitje nëpër hapësirat gjigante të oborrit të kështjellës. Kur erdhën veturat për t’i marrë të dy, Mbretëresha u tha shoferëve që të largohen dhe e mori timonin në duart e saj.
Teksa në karrigen e përparmë të pasagjerit gjendej Mbreti saudit, Mbretëresha angleze i dha veturës shpejtësi të madhe. ndërkohë që vazhdimisht po fliste me kokë të kthyer kah Mbreti Abdullah.
Mbretëresha më vonë i kishte treguar një audience private që mbreti ishte trembur shumë dhe ishte lutur që ta ulte shpejtësinë, që më vonë u interpretua si mesazh i mirë për arabët që nuk lejonin gratë të vozisnin.
Arabia Saudite kishte lejuar vozitjen e veturave nga gratë vitin e kaluar, por vendimi hyn në fuqi muajin e ardhshëm, në qershor 2018.
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...
Reagon shkolla “Xhevdet Doda”: Nuk kishte ligjëratë nga zyrt...
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...