Një bjeshkatar ka mbijetuar për mrekulli pasi humbi në një mal amerikan duke ngrënë bletë.
Matthew Matheny mbijetoi për gjashtë ditë dhe net i vetëm në malet e Paqësorit Veriperëndimor pasi u zhduk, transmeton portali arbresh.info.
40 vjeçari u gjet i vetëdijshëm, por i dehidratuar keq në kanionin Ant nga punonjësit shtetëror të shpëtimit.
Aftësitë mbijetuese të infermierit e ngrënies së vetëm manaferrave dhe bletëve e mbajtën atë gjatë, thonë prindërit e tij.
Në një konferencë shtypi të mërkurën, zonja Matheny tha: “Bletët ishin pas tij gjatë gjithë kohës, kështu që ai i vrau dhe i hëngri ato.
“Ai është i interesuar për të ushqyerit dhe shëndetin. Ne mendojmë se mund ta ketë shpëtuar atë. Ai kurrë nuk gjeti ujë, por manaferrat duhet të kishin mjaft lëngje për ta mbajtur atë”.
Matheny ishte nisur për hiking të enjten vetëm me një palë shorce dhe papuçe. Kërkimi për të nisi vetëm të shtunën kur u gjet makina e tij.
Të mërkurën, pas një kërkimi prej 100 njerëzve ai u gjet në grykë, rreth katër orë ecje distancë nga makina e tij.
Tani 40 vjeçari është duke e marrë veten në spital./Arbresh.info/
Vrasja e rëndë e vitit 2013 në Prizren, dënohet me 15 vjet b...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuari...
Rama nënshkruan deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi” m...
Shira të rrëmbyeshëm në Turqi/ Përmbytje masive në disa prov...
Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzoh...
Verë e ngjeshur, Manchester United planifikon pesë përforcim...