Mbi tre milionë refugjatë u larguan nga Ukraina, Guterres: Rusia duhet ta ndalë këtë luftë tani

epa05074051 United Nations High Commissioner for Refugees, UNHCR, Portuguese Antonio Manuel de Oliveira Guterres, speaks to the media for the last time as UN High Commissioner for Refugees, during a press conference at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, 18 December 2015. EPA/SALVATORE DI NOLFI

08:29 | 17 Mars 2022
arbresh.info

Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se tre milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

Shumica kanë kërkuar strehim në Poloninë fqinje, duke mbërritur në kufi me tren ose autobus.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres dha një përditësim mbi numrin e refugjatëve vonë të mërkurën, duke thënë se “populli i Ukrainës ka nevojë të dëshpëruar për paqen. Dhe njerëzit në mbarë botën e kërkojnë atë. Rusia duhet ta ndalë këtë luftë tani”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale