Më shumë se një mijë vetë vdiqën gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, njoftuan autoritetet.
Besimtarët myslimanë u përballën me temperatura tepër të larta, që arritën deri në 46 gradë celsius, gjatë udhëtimit në vendin e shenjtë në Mekë këtë muaj.
Më shumë se gjysma e të vdekurve ishin nga Egjjipti, sipas zyrtarëve në Kajro. Egjipti njoftoi heqjen e licencës për 16 agjenci udhëtimi që ndihmoi pelegrinë të paautorizuar që të udhëtonin në Arabinë Saudite, njoftuan autoritetet.
Arabia Saudite nuk ka komentuar mbi vdekjet gjatë pelegrinazhit.
Një nga pesë shtyllat e Islamit, Haxhi është një detyrë e shenjtë që çdo besimtar mysliman duhet të ndërmarrë të paktën një herë në jetë,
Qeveria e Egjipit njoftoi se 31 pelegrinë të autorizuar vdiqën për shkak të sëmundjeve kronike gjatë pelegrinazhit të këtij viti, por nuk dha shifra zyrtarë për besimtarët e tjerë.
Megjithatë, një zyrtar i qeverisë tha se të paktën 630 egjiptianë të tjerë vdiqën gjatë pelegrinazhit.
Autoritetet saudite penguan pelegrinët e paautorizuar, duke dëbuar dhjetëra mijëra prej tyre. Por shumë, kryesisht egjiptianë, mundën të mbërrinin në vendet e shenjta brenda dhe përreth Mekës, disa në këmbë. Ndryshe nga pelegrinët e autorizuar, ata nuk kishin hotele për t’i shpëtuar të nxehetit përvëlues.
Sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Associated Press, bilanci i të vdekurve përfshin 165 pelegrinë nga Indonezia, 98 nga India dhe dhjetra nga Jordania, Tunizia, Maroku, Algjeria dhe Malajzia. U njoftua edhe për vdekjen e dy pelegrinëve amerikanë.
Gjatë perudhës së Haxhit këtë vit temperaturat e larta luhateshin nga 46 në 49 gradë Celcius në Mekë dhe në vendet e shenjta përreth qytetit, sipas të dhënave të shërbimit meteorologjik në Arabinë Saudite.
Sipas të dhënave saudite, më shumë se 1. 83 milionë myslimanë ishin pjesë e udhëtimit të shenjtë në Mekë të këtij viti./voa/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...