Mbi 66 mijë palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës të dielën.
Ministria tha në raportin e saj të përditshëm se numri i të vdekurve është rritur në 66 mijë e 5, me 168,162 të plagosur të tjerë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023.
Mes të vrarëve ishin 79 që u sollën në spitale në 24 orët e fundit, tha tutje ministria, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Ushtria izraelite vazhdoi ofensivën e saj në Gaza ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu ishte në Uashington dhe planifikonte të takohej me Presidentin e ShBA-së Donald Trump të hënën.
Ofensiva e Izraelit ka shkatërruar zona të gjera të Gazës, ka zhvendosur rreth 90% të popullsisë dhe ka shkaktuar një krizë katastrofike humanitare, me ekspertë që thonë se Qyteti i Gazës po përjeton uri.
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim ...
Kurti priti në Davos ministrin e Kanadasë, diskutuan për zgj...
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”