Mbi 5,000 punonjës shëndetësorë italianë janë infektuar me coronavirus, tha sindikata “Assomed Anaao” të mërkurën.
Sipas agjencisë italiane ANSA, përcjell Telegrafi, sindikata bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për t’u ofruar të gjithë punëtorëve pajisje mbrojtëse.
Shefja e sindikatës së Piemonte, Chiara Rivetti deklaroi se të martën dy kirurgë të tjerë ishin vendosur në pajisjet për frymëmarrje për shkak të gjendjes kritike shëndetësore.
Kujtojmë se deri më tani në Itali coronavirusi ua ka marrë jetën 6,820 personave, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë ka shkuar në 69.176.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...