Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar 33 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, njoftohet se gjithsej 33.002.635 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.
Në të njëjtën kohë, 5 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (7.373.375), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (5.983.345), Brazili (4.954.159), Rusia (1.186.041) dhe Kolumbia (950.348).
Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve ka arritur në 320.762.
Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 45,3 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion 186 mijë të vdekur./AA/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...