India ka regjistruar një numër të frikshëm infeksionesh në 24 orët e fundit.
314,835 raste të reja janë regjistruart në 24 orët e fundit, duke u bërë kështu vendi me numrin më të lartë të infeksioneve në botë që nga fillimi i pandemisë, transmeton portal arbresh.info
Spitalet në të gjithë Indinë veriore dhe perëndimore, përfshirë kryeqytetin Delhi i Ri, kanë lëshuar paralajmërime se ata janë para kolapsit sa i përket furnizmit me oksigjen, që nevoitet për të trajtuar pacientët me Covid-19.
Më shumë se dy të tretat e spitaleve nuk kanë shtretër falas, sipas një baze të dhënash në internet nga qeveria e Neë Delhi.
“Covid-19 është përshkallëzuar në një krizë të shëndetit publik në Indi, duke çuar në kolapsin e sistemit të kujdesit shëndetësor”, postoi në Tëitter Krutika Kuppalli, një profesor asistent në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Karolinës së Jugut.
Deri me tani, India ka mbi 1.3 miliardë banorë, ka një total prej 15.93 milion raste të infeksionit me koronavirus, ndërsa 2104 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit, dhe një total prej 184,657 që nga fillimi i pandemisë, sipas Ministria e Shendetesise.
India ka nisur një program vaksinimi, por pak indianë kanë marrë vaksinën./arbresh.info/
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...