Libri me kujtime i ish-zonjës së parë të ShBA’së Michelle Obama, rezulton më i shituri për vitin 2018. Popullariteti i Michelles nuk është kufizuar vetëm në Amerikën e Veriut, pasi libri i saj pritet të dalë në librari në 31 gjuhë të ndryshme.
Libri “Becoming” i ish-zonjës së parë të ShBA’së Michelle Obama rezultoi më i shitur i vitit 2018. Libri me kujtime është shitur në mbi tre milionë kopje në të gjitha formatet në Amerikën e Veriut në 15 ditët e para pas publikimit. Tani ka filluar shtypja e gjashtë e librit dhe 3.4 milionë kopje janë gati për libraritë e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.
Popullariteti i Michelle Obama-s nuk është kufizuar vetëm në Amerikën e Veriut, por libri i saj me kujtime është më i shituri edhe në Britani, Gjermani, Francë, Itali, Holandë, Spanjë, Danimarkë, Norvegji, Finlandë dhe Greqi.
Gjithsej, libri do të dalë në librari në 31 gjuhë të ndryshme.
Javën që vjen, zonja Obama do të fillojë një turne në Shtetet e Bashkuara për ta prezantuar librin dhe më pas do të ndalet edhe në Evropë.
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën t...
Presidenti Begaj pret me ceremoni Princin dhe Mjeshtrin e Ma...
Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Po dëshirojnë ta...
Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre perso...
Kurti pas koncensioneve: Dhamë një dritare 12-mujore, strukt...
Përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë