Të paktën 23 persona kanë vdekur në njërin nga burgjet më të mëdha të Bogotës në Kolumbi pas asaj që autoritetet e cilësuan si përpjekje për arratisje masive në kohën e rritjes së tensioneve shkaku i koronavirusit.
Ministrja kolumbiane e drejtësisë, Margaritta Cabello, tha se 83 të burgosur janë lënduar gjatë një kryengritjeje në burgun “La Modelo”.
Të burgosurit në burgjet e Kolumbisë mbajtën protesta të dielën kundër stërmbushjes së qelive dhe shërbimeve të dobëta shëndetësore gjatë përhapjes së koronavirusit. Ministria e Drejtësisë është duke i hetuar këto pretendime.
Ministrja Cabello njoftoi se 32 të burgosur dhe shtatë roje burgu ndodhen në spital për shkak të lëndimeve, ndërsa dy roje ndodhen në gjendje të rëndë./arbresh.info/
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë