Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 200 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 200.011.154 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.
Tre vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në Indi (32.304.618), SHBA (31.667.507) dhe Brazil (19.966.693).
Më pas radhiten Franca (6.464.416), Rusia (6.340.151), Turqia (6.024.497), Britania e Madhe (5.696.593), Argjentina (4.912.390), Kolumbia (4.758.983) dhe Spanja (4.516.279).
Ndërkohë, në të gjithë botën ende janë në trajtim 18.852.989 persona.
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 223.475.490 persona dhe duke shkaktuar 4.611.347 të vdekur.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...