Plot 22 milionë tonë grurë janë të bllokuar në Ukrainë, me presionin që po rritet pasi korrjet e reja kanë filluar.
Vendi shpërndan rreth 30% të drithërave të tij në Evropë, 30% në Afrikën e Veriut dhe 40% në Azi. Por me bllokadën detare ruse, miliona tonelata të korrjeve të vitit të kaluar nuk mund të arrijnë në destinacionet e caktuara.
“Nuk ka një çmim të mirë për drithërat tona. Depot e magazinimit i refuzojnë ngarkesat dhe njerëzit duhet t’i lënë këtu. Vija e frontit nuk është larg. Në çdo moment mund të marrë fund gjithçka nga bombardimet, ose duke i vënë zjarrin fushave”, thotë Yurii Vakulenkv, pronar i fermës “Ukrayina”.
Punonjësit rrezikojnë jetën çdo ditë dhe shpesh herë pengohen nga raketat që gjenden në fusha. Magazina e Oleksandr Chubuk, në qendër të Ukrainës, duhet të ishte e boshatisur, por ajo është e mbushur me drithëra që nuk mund t’i eksportojë.
“Drithërat ukrainase nuk mund të hyjnë në tregun ndërkombëtar pasi portet janë të bllokuara. Rruga detare është më e rëndësishmja. Për këtë arsye, kërkesa për grurë ka rënë. Aktualisht po kërkojmë disa rrugë të reja logjistike përmes Evropës, por Evropa nuk mund të menaxhojë gjithë këtë sasi drithërash që prodhojmë ne”, shprehet Oleksandr Chubuk, fermer.
Aktualisht 30% të eksporteve kalojnë përmes porteve të lumit Danub në jug-perëndim të Ukrainës. Vendi po përpiqet të lëvizë drithërat përmes 12 pikave kufitare me vendet evropiane, por kamionët duhet të presin në radhë për ditë të tëra. /euronews.al/
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...