Një anije shpëtimi e cila operon në kuadër të ‘SOS Mediterranee’ ka arritur të shpëtojnë 143 emigrantë në Detin Mesdhe, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Operacioni thuhet se ndodhi rreth 25 milje larg bregut të Tripolit, Libi, transmeton arbresh.info.
Në nëntor, Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka thënë se mbi 340,000 emigrantët dhe refugjatët kanë hyrë në Evropë nga deti. Numri i personave që kanë humbur jetën në det gjatë këtij viti është 4,200.
Evropa vazhdon të jetë mbërthyer nga kriza e refugjatëve, kur me qindra e mijëra emigrantë janë larguar nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. humica e tyre kalojnë Detin Mesdhe me qëllim që të arrijnë në vendet e BE-së. /Arbresh.info
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...