Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me Coronavirus në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 135 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 135.112.056 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.
Tri vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (26.324.757), Indi (17.930.960) dhe Brazil (13.640.478).
Më pas radhiten Turqia (4.662.328), Rusia (4.488.615), Britania e Madhe (4.241.192), Italia (3.572.713), Spanja (3.248.010), Gjermania (3.147.100), Kolumbia (2.788.751), Argjentina (2.777.902) dhe Polonia (2.563.079).
Ndërkohë në të gjithë botën ende janë në trajtim 19.238.260 persona.
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 157.636.813 persona dhe duke shkaktuar 3.286.497 të vdekur. /Insajderi.com/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...